Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk e shqetëson kërcënimi nga politika, por ai nga krimi i organizuar.
Sipas Dumanit, familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar.
Altin Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre.