Aksident, shoferi francez ndërron jetë në spital, prangoset 23-vjeçari që e përplasi

spot_img
Advertisements

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë shtetasi francez që u plagos mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Laç.

Redaksia mëson se viktima është Alian Peron, 65 vjeç. Makina me të cilën ai udhëtonte u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga.

Në aksident u përfshinë dy automjete. Policia e Lezhës njoftoi më herët se në kryqëzimin e Spitenit një shtetas francez nën drejtimin e mjetit ishte aksidentuar me një mjet tjetër me drejtues shtetasin shqiptar Samuel Çela 23 vjeç, i cili u arrestua sot nga policia e Lezhës.

Arrestimi i 23 vjeçarit u bë pasi dyshohet se mbrëmë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit

spot_img

Latest articles

Related articles