Deklaratë e PD, Zyrtare.
PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021.
Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.
Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme.


