Lajtmotiv i ‘Foltores’ së parë të Sali Berishës ishte vota dhe gara në PD.
Ai e akuzoi aq shumë Bashën si ‘vrasës’ së kësaj gare dhe votës së lirë mes demokratëve saqë e quante peng të Ramës, sepse imitonte këtë të fundit duke konkuruar vetëm nga një kandidat brenda strukturave drejtuese të PD-së, pa pasur rival, duke e parathënë kështu edhe fituesin.
Sipas Berishës së ‘Foltores’ një gjë e tillë duhet dhe do merrte fund në PD dhe gjithçka do t’i kthehej votës dhe vetëm votës, siç thoshte ai në atë kohë, duke i dhënë forcë demokratëve, për të pasur mundësi zgjedhjeje.
Por çfarë ndodhi më pas?
Përveçse e shkatërroi PD-në dhe i futi demokratëtë në luftë vëllavrasëse me njëri-tjetrin, Berisha jo vetëm që nuk zhvilloi asnjë garë reale në PD e Rithemelimit, por gjithçka e vendosi në funksion të hallit të vetë personal, pavarësisht kostove të mëdha për të djathtën, opozitën dhe vendin.
Me sa duket, e gjithë ajo shumësi balte e hedhur me pa të drejtë mbi Bashën, po u bie mbi kryet e tyre dhe askush nuk po ka mundësi ta kundërshtojë dhe të reagojë.
Emërimi i Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt nënkryetar të Rithemelimit, por edhe pjesëtarëve të tjerë si anëtarë të kryesisë së Rithemelimit, ka çjerr maskën hipokrite të garës dhe të votës dhe e ka nxjerr cullak Berishën dhe të gjithë formacionin e tij, se gara dhe vota paska qenë një mashtrim sa për të hedhur lumin.