Dy persona janë arrestua pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Prush të Tiranës më 09.12.2023. Sapo kanë konstatuar praninë e policisë ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e më pas janë larguar. Autorët janë identifikuar si Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi. Të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të një vjedhjes së një argjendarie në Kamëz, dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta të çmontuara, të gjetura në banesën e Kleotild Bardhit, një automjet, 8 aparate celulare dhe tre karta sim, dhe një pajisje GPS.


