Alfrida Marku: Kuvendi zgjedhor i degës së PD Lezhë, besëlidhje me demokratët

spot_img
Advertisements

Nga Alfrida Marku – Dedgjonaj

Besëlidhja e Lezhës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kombit tonë. Nderimi në 580 vjetorin e saj është një nderim për Heroin Kombëtar dhe fisnikët shqiptar që lidhën besën për ruajtjen e trojeve, besës dhe vizionit të përbashkët për Shqipërinë e së nesërmes. Si bijë e Lezhës i bashkohem festimeve të bashkëatdhetarëve dhe patriotëve që kanë vizituar qytetin në këtë ditë.

Në këtë atmosferë beslidhje do të kërkojë nesër votën në Kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike Dega Lezhë për të afirmuar edhe një herë vlerat perendimore të PD. Jam e bindur që në kuvend do të na bashkohen të gjithë antarët dhe qytetarët e Lezhës që duan ndryshimin dhe forcën e ideve.

Bashkimi bën fuqinë. Të bashkohemi rreth Partisë Demokratike për të një ardhme të sigurtë, për të një ekonomi të fortë dhe një kulturë politike të re që përfshin kontributet e çdo demokrateje e demokrati.

spot_img

Latest articles

Related articles