Zjarr i fuqishëm në ish-depozitat e karburantit në Ballsh

spot_img

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në ish-depozitat e karburantit në Ballsh.

Mësohet se zjarri ka rënë në një ish-depozitë të naftës bruto e kapacitetit 10 mije metër kub, por me mbetje të naftës.

Burime bëjnë me dije se një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap, duke prerë me troko dhe oksigjen ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave e naftë bruto e ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht nuk ka pasur as viktime as të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve

Latest articles

Related articles