Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativën e vrasjes së dy policëve në vitin 2022 është arrestuar në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Bëhet fjalë për shtetasin Dieg Haxhiraj nga Vlora, i cili akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit). Në atë kohë Haxhiraj deklaroi se nuk e dinte që ata që po e ndiqnin ishin policë, por dyshoi se mund të ishin persona që kërkonin të hakmerreshin.
Në vitin 2013 ai është kapur së bashku me një person tjetër me 600 kilogram kanabis.