Kolegji i Europës në Tiranë, qeveria do financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë

spot_img

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen që i hapi rrugë sot ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe rektores së Kolegjit Evropian Federica Mogherini.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian, ndërsa ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha për mediat se qeveria shqiptare do të financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë.

Manastirliu u shpreh se ky Kolegj do jetë një mundësi e madhe jo vetëm për të rinjtë në Shqipëri, por edhe ata në vendet e rajonit. Sipas saj, kjo marrëveshje paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombëtar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE-së.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Ai u përurua më 16 tetor, ditën që në Tiranë u mbajt edhe samiti i Procesit të Berlinit, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen. Ky kampus jo vetëm ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, por krijon edhe mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt

Latest articles

Related articles