Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, analizoi ngjarjen e sotme politike në Kuvendin e Shqipërisë që votoi autorizimin që SPAK të arrestojë Sali Berishën, e konsideroi ngjarje të pritshme.
Ai tha se arrestimi i Berishës, nëse ndodh, do t’i hapë rrugë ndoshta edhe arrestimit të Ramës.
Sipas tij, Rama është përpjekur ta mbrojë Berishën për tu mbrojtur mos t’i vij radha vetë atij.
Për mua është një ngjarje e pritshme, madje unë e kam menduar këtë që më herët dhe e kam parë vetë sjelljen e z,Berisha si një përpjekje për tu mbrojtur nga kjo ditë. Nuk është se e kam dashur por nga mënyra se si po sillet ai nuk po i le rrugë tjetër vetes dhe kjo ka shkuar paralelisht me reformën në drejtësi dhe hapjen e SPAK dhje fakti që amerikanët kanë prodhuar SPAK dhe po bëjnë politikën e shpalljes non-grata, besoj se këto kanë lidhje me njëra-tjetrën.
E shoqëruar kjo me faktin se Berisha gjatë gjithë kohës ka sulmuar SPAK dhe e ka sulmuar më shumë se Ramën kjo me ka bërë të kuptoj se ai ka frikë nga SPAK.
Arrestimi i Berishës nëse do arrestohet nesër do ti hap rrugë ndoshta edhe vetë Ramës sepse Berishën e ka mbrojtur sistemi. Nuk e shoh si të keqe e shoh si të mirë sepse shoh se këtu po bie tashmë sistemi.
Nëse SPAK do fillojë të godasë edhe Ramën vet, për mua Berisha ka qenë një garanci e Ramës. Amerikanët nuk do dilnin garant pa mbaruar punë me Berishën dhe Metën. Unë mendoj që Rama ka influencat e veta në SPAK por nuk e ka nën kontroll tërë atë, për sa kohë e ka një pjesë jashtë kontroll kjo sigurisht që përbën rrezik për Ramën. Rama është përpjekur ta mbrojë Berishën për tu mbrojtur mos t’i vij radha vetë