Kuvendi dërgon në SPAK autorizimin për arrestimin e Sali Berishës

spot_img

Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar në SPAK autorizimin për arrestimin e Sali Berishës.

Pritet që SPAK t’i kërkojë GJKKO arrestimin e ish-kryeministrit.

75 deputetë votuan mes tymuesve pro heqjes së imunitetit të Berishës.

Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Latest articles

Related articles