Mjeku bullgar Slaveyko Djambazov është shprehur se rreth 960 persona ndërrojnë jetë çdo vit si pasojë e kancerit të mushkërive.
Komentet Djambazov i bëri në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në këto shifra ndikon edhe pamundësia e shqiptarëve për t’u kuruar.
Ai shtoi se cigarja është shumë e rëndësishme për t’u shmangur, pasi është një nga dëmtuesit kryesor të mushkërive.
- Advertisement –
“Të dhënat janë publike dhe janë të dhëna të cilat unë i kam marrë edhe nga persona me të cilët kam kontaktuar. 960 persona vdesin nga kanceri i mushkërive në Shqipëri çdo vit. Jam përpjekur ta shoh edhe në aspektin ekonomik këtë situatë.
Fakti që në Shqipëri mungojnë disa ilaçe, ndikon në shoqërinë shqiptare. Ka disa rrugë të caktuara dhe mënyra që njerëzit mund të kenë akses në disa ilaçe, në mënyrë që të kurojnë sëmundjen e tyre. Numri i pacientëve shqiptarë në raport me popullsinë, në krahasim me vendet e tjera, është më i ulët.
Por edhe për këtë numër të ulët nuk ka ilaçe dhe kapacitete për t’i kuruar. Duke qenë se po flasim me probleme me mushkëritë, cigarja është një gjë e rëndësishme për t’u shmangur”, është shprehur mjeku