Adnant Jaupi, është 53-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.
53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë, Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi, ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.
Trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pagroposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 metër dhe gjatësi 3-4 metër. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve, mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.