Zhvejku thoshte: “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”, ndërsa këta të Berishës thonë: “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë!”
Të gjithë kanë marrë huqet dhe veset e Berishës, por, ndërsa atij edhe i tolerohet ndonjë nga këto veset e moshës, këta rishtarët e rinj, të llojit të Gaz Bardhit, nuk mund të shpjegohen ndryshe përveçse se me depersonalizimin nga të qëndruarit afër me Berishën. Është e njohur kjo që Berisha e ka këtë aftësi.
Nuk mund të shpjegohet ndryshe të ankuarit dhe të kritikuarit të mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare, në kushtet kur Gazi me shokë janë shndërruar në heronj të kangjellave dhe në modelin e Selam Musa Salarisë futen në Kryesinë e Kuvendit sikur të kalonin rrethimin e pushtuesit.
Pra, ankohet për mbledhjen online pikërisht Gazment Bardhi, i cili, si zyrtar dhe funksionar i lartë i Partisë Demokratike, ‘mblodhi’ online Këshillin Kombëtar të kësaj partie dhe të vetmin vendim që mori ishte pranimi i dorëheqjes së Lulzim Bashës dhënë 1 vit e gjysmë më parë.
Veçse, në dallim nga Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë që bëhen online dhe janë të aksesueshme nga çdokush i interesuar, përfshi edhe Gazin dhe shokët e tij heronj, mbledhja e Gazit u zhvillua në zyrën e këtij të fundit, në kushte të plota anonimati, pa asnjë transparencë dhe pa pasur askush mundësinë të verifikonte në u zhvillua apo jo mbledhja. Lë pastaj për të marrë vesh në u diskutuan vendimet e marra, sa pjesëmarrës ishin, sa votuan pro dhe kundër etj. etj.
Nuk ka faj Gaz Bardhi. Në pak muaj, po mundohet ta kapërcej edhe Berishën me inkoherencat e tij.