Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçi.
SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendorë, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzën për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar, Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.