Në Roterdam të Holandës nis gjyqi ndaj 52-vjecarit nga Saranda, Thanas Bako, i cili u arrestua më 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës. Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës. “Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citoi atëherë deklarata e Europol. Në muajin gusht, Bao u ekstradua në gusht nga Greqia në Holandë.
Sipas Prokurorisë Publike në Holandë, Thanas Bako, është figura qendrore në një rrjet bankierësh të fshehtë. Dyshimi është se nga Greqia, ai kontrollonte një rrjet korrierësh që lëvizte gati 500 milionë euro cash për kriminelët në Holandë. “Ai dyshohet se ka udhëhequr një organizatë kriminale që pastron para cash nga krimet në shkallë të gjerë”, tha Prokuroria Publike