Studiuesi Ilir Ikonomi zbulon “sekretet” e Esat Pashë Toptanit

Gazetari i dhe studiuesi i njohur, Ilir Ikonomi ka rrëfyer disa nga “sekretet” e figurës më kontroverse të historisë së Shqipërisë siç ishte Esat Pashë Toptani.

Duke folur në emisionin “Dritëhijet e Personaliteteve Historike” të Profesor Paskal Milos në RTSH 1,  Ikonomi ka sjellë fakte interesante rreth figurës së Esat Pashë Toptanit, referuar edhe librit të tij “Esat Pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti”.

 Duke referuar këtij libri, profesor Paskal Milo pyet Ikonomin se a nuk e dinte “Esat Pasha se njësia ndërkombëtare ishte në ujërat e Malit të Zi, që bënin presionin për të çliruar Shkodrën?” Ndërsa shtoi se duke e dorëzuar Shkodrën, “Esat Pasha kërkonte të bënte karrierë me Shkodrën”.

Nga ana e tij, gazetari dhe autori i librit, Ilir Ikonomi u shpreh se Esat Pashë Toptani e donte vendin e tij prandaj e dorëzoi Shkodrën.

Sipas Ikonomit, Esat Pasha ishte mjaft i lidhur me Shkodrën, prandaj doli edhe kundër politikës xhonturke.

Ju thoni se Esat Pasha donte të bënte karrierë, prandaj e dorëzoi… Ku e dimë që Esat Pasha e dorëzoi sepse donte të bënte karrierë.

Ai e dorëzoi sepse e donte vendin e tij. E donte Shkodrën. Ja t’ju them një fakt; Esat Pasha ka qenë komandat i xhandarmërisë së Shkodrës. Erdhi nga Janina, nga viti 1902 deri në vitin 1908 dhe e njihte shumë mirë Shkodrën.

Ka intervista të Esat Pashës, të dhënat dhe dokumente që ai ishte shumë i lidhur me Shkodrën. Ishte kundër politikës xhonturke dhe për shkak të Shkodrës ai hoqi dorë nga politika xhonturke. E donte Shkodrën qytet shqiptar. Kjo nuk diskutohet, për mua.

Tani ju thoni; “ky tradhtar”, “ai tradhtar” “tradhtoi këtu”, e “dorëzoi këtu”, dmth ai s’kishte asnjë ndjenjë për Shkodrën, fare. E dorëzoi Shkodrën sepse donte të bënte karrierë. Kjo mendoj është një gjë e pabazuar, asgjëkund. Mua më rezulton se ishte mjaft i lidhur me Shkodrën”, u shpreh Ikonomi.

Nga ky konstatim, Milo iu drejtua Ikonomit, se ai po e mbronte indirekt figurën e Esat Pashë Toptanit.

Nga ana e tij, Ikonomi iu përgjigj se në librin e tij ai është treguar objektiv dhe nuk ka vënë në dyshim faktet historike.

Ikonomi vuri në dukje se përdorimi i termave “patriot” apo “tradhtar” në historinë e Shqipërisë është një rrugë pa krye.

Unë nuk vë gjë në dyshim profesor, libri im është libër objektiv dhe unë jap një përshkrim për Esat Pashën dhe lexuesi le ta nxjerrë konkluzionin. Unë jap edhe anë që për ju janë negative edhe anë që për ju janë jo pozitive, por “të mira” për Esat Pashën.

Kështu që unë nuk është se nxjerr një konkluzion aty se Esat Pasha ishte i mirë ose i keq, ishte patriot ose tradhtar. Zaten, në historinë shqiptare po t’i hysh kësaj rruge, se kush ishte patriot dhe kush ishte tradhtar, hyn në një rrugë pa krye dhe ne e dimë shumë mirë këtë”, u shpreh Ikonomi.  

Latest articles

Related articles