“Lufta civile në Shqipëri” ishte koha kur një serb udhëronte shqiptarë për të vrarë shqiptarë

Uran Butka ka promovuar botimin e tretë të rishikuar të studimit “Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945”.

“Një luftë e brendshme e organizuar dhe e armatosur, nëpër forcave politike e luftarake përfshirë edhe masat popullore e shkatërrimtare. Ka edhe një simbolikë këtu (në kopertinë), një fije shkrepëse, është simboli i zjarrit. Kur ta merrni librin, do të shihni se aty është edhe koka e njeriut, sepse në këtë luftë civile u dogjën edhe mijëra njerëz të pafajshëm”, tha historiani Butka.

Që në krye ai bën të qartë dallimin mes luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe luftës civile. Ndërsa e para ishte e drejtë dhe patriotike ku morën disa pjesë disa grupe, Butka ndalet te e dyta dhe te përvetësimi i luftës për interesa politike nga komunistët që erdhën në pushtet.

“Nga një luftë kundër pushtuesve u tjetërsua ose degjeneroi në luftë civile të përgjakshme në vitet 1943-1945 për pushtet e komunizëm. Janë realizuar luftime frontale mes nacionalistëve e komunistëve, masakra kolektive dhe me mijëra vrasje politike të paligjshme, pushkatim i robërve të luftës, pushkatim i njerëzve të pafajshëm, tortura fizike, djegje shtëpish dhe fshatrash, konfiskim i pasurive, mjafton të përmendim masakrën e Devollit -e para që ka ndodhur pas Mukjes”, tha Butka.

Të dhëna mbi të vrarët dhe urdhëruesit, duke nisur nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, a Shefqet Peçi zbardhin njollosjen e partizanëve në një luftë të brendshme. Butka vërejti se bashkë me partizanët që bënë luftë civile kishte edhe struktura të artilerisë italiane që u dorëzua pas humbjes së fashistëve.

Latest articles

Related articles