.
SHKODËR-Një 26-vjeçare është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Vilma Vulaj. Në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj, Armando Vulaj. Mësohet se gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 13 kilogramë kanabis në Malësi të Madhe.