Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit, i cili do të mbahet ditën e sotme në Tiranë.
Pritet që në vend të Melonit të vijë në vendin tonë zv.kryeministri Antonio Tajani. Në mediat italiane thuhet se ditën e sotme kryeministrja Meloni do të presë mbretin e Jordanisë Abdullah II.
Takimi i tyre pritet të mbahet në Palazzo Chigi ku dhe do të diskutojnë lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.