Depresioni tek të rinjtë, shkak dhuna fizike e verbale, shpesh familja nuk dallon shenjat

spot_img


Problemet e shëndetit mendor janë duke prekur gjithnjë e më shumë edhe adoleshentët. Sipas një studimi të fundit, të kryer nga UNICEF në vendin tonë, rezulton se 17% e adoleshentëve ndihen nervozë, 10% e tyre kanë vështirësi të flenë, ndërsa 15% e fëmijëve raportojnë një nivel te caktuar ankthi. Psikologët e institucioneve shkollore sqarojnë se të tilla problematika tek të rinjtë janë konstatuar edhe në shkollë, por në një numër të reduktuar.

Zv.përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma sqaron se shkaqet kryesore që të rinjtë përjetojnë një ndër format e ankthit dhe depresionit janë mungesa e komunikimit në familje, mungesa e vëmendjes nga prindërit si dhe përjetimi i dhunës verbale apo fizike.

“E rëndësishme është të thyejmë stigmën. Ne duhet të inkurajojmë të rinjtë që të flasin, të ngremë zërin në mënyrë që problemi i shëndetit mendor të vendoset në qendër të politikave. Është hartuar një plan veprimi nga qeveria dhe UNICEF-i në lidhje me vlerësimin e shërbimeve që ekzistojnë ne vend, pra ku janë shërbimet aktuale dhe ku janë nevojat për të ngritur shërbime të tjera. Shkollat janë një ndër pikat hyrëse ku punohet fort me mësuesit, psikologet sepse pjesën më të madhe të kohës, fëmijët e kalojnë në shkolla ndaj këtu po ndërhyhet që të kemi shërbim sa më të mirë”, u shpreh Kozma.

Psikologët këshillojnë kufizimin e kohës para ekranit, plotësimin e orëve të gjumit si dhe, ne rastet kur është e nevojshme, marrja e ndihmës profesionale dhe menaxhimi i stresit.

Latest articles

Related articles