Kryeministri Edi Rama ka bërë një kryevepër tallje në Kuvend me të tijët dhe të huajt. Për 2 javë kreu i ri i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i çoi 3 paragrafë Gazment Bardhit, për rezolutën që dënonte aktin e terrorit shtetëror serb ndaj Kosovës, me ngjarjen në veri. Berisha pranoi.
U lëshuan komunikata paqe dhe rrëzuan interpelancën e PD në konferencën e kryetarëve. Dolën analistët në mediat e qeverisë duke përshëndetur marrëveshjen.
Sali Berisha donte të jepte përshtypjen se ai është interlekutori i qeverisë në opozitë dhe për rrjedhojë i duhen njohur benefite e privilegje. Nënkupto: marrëveshje, imunitet, leje.
Kurthi i Ramës ishte ngritur me poshtërimin e “negociatave” të Bled Çuçit me Gaz Bardhin, duke nxjerrë Sali Berishën në pritë, si lopë e lodhur që mezi mban mend rrugën.
“Arritje kombëtare, historike” – tha Sali Berisha sapo shkeli sallën e Kuvendit. Hyri Edi Rama që i kërkoi Lindita Nikollës ti jepte edhe 5 minuta Ervin Salianjit.
Për 60 minuta kryeministri Edi Rama lëshoi bataretë kundër opozitës, Kurtit dhe të tjerëve. Ai tha se do të votonte rezolutën e PS dhe jo të tjerëve. Ai prishi buzëqeshjen Sali Berishës.
Kjo ngjarje tregoi se Sali Berishës i kanë ikur reflekset politike dhe Edi Ramës nuk i del inati me goditjen e opozitës e Kosovës.