Ja 11 futbollistët e kombëtares që pritet të zbresin në fushë kundër Çekisë

spot_img
Advertisements
https://s0.2mdn.net/sadbundle/8643820803215684836/index.html?ev=01_250

Në portë pritet të fillojë Thomas Strakosha. Portieri i Brentford-it më në fund debutoi në Premier Leag e kaluar, në atë humbje 2-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Ai ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Në mbrojtje pritet të ketë vetëm një ndryshim. Dëmtimi i fundit i Ardian Ismajlit me skuadrën e tij Empoli, ka bërë që Sylvinho të mendojë për një tjetër alternativë përkrahë Berat Gjimshitit. Braziliani pritet të përfshijë nga minuta e parë Arlind Ajetin.

Ajeti ka qenë një nga shtyllat kryesore në mbrojtjen e Shqipërisë për disa vite me radhë, përpara se të humbiste në hierarki përballë Gjimshitit, Ismajlit, Marash Kumbullës, Enea Mihajt dhe Federic Veselit.

Treshja tjetër në mbrojtje do të jetë e njëjtë si në ndeshjen e fundit me Gjimshitin në qendër dhe Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët.

Ylber Ramadani do të vendoset para mbrojtjes. Mesfushori i Lecce-s është duke bërë paraqitje të shkëlqyera në Serie A, teksa në kombëtare nën drejtimin e Sylvinho-s është vendosur si një nga lojtarët më të mirë të saj.

Para Ramadanit, do të vendosen Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Një treshe e preferuar nga trajneri dhe e pandashme në ndeshjet e kombëtares.

Asani është një nga zbulimet e mëdha të Sylvinho-s dhe ka qenë vendimtar në disa takime për kuqezinjtë. Ai ka realizuar dy super gola që kane fituar çmimet si “Goli i Raundit” nga UEFA, kundër Moldavisë dhe kundër Polonisë.

Bajrami është autori i golit në takimin e parë me Çekinë, por ka realizuar edhe në duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mesfushori i Sassuolo është golashënuesi më i mirë kuqezi në këto kualfikuese me tre gola.

Asllani përveç sigurisë dhe pasimeve “magjike” që jep nga mesi i fushës, ka gjetur rrjetën me një super gol nga distanca në takimin e fituar 1-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Edhe këtë herë, ashtu si me Asanin, ai u cilësua si “Goli i Raundit” nga UEFA.

Në sulm, Sylvinho pritet ta fillojë me dy, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni. Të dy sulmuesit kanë luajtur prej kohësh së bashku në kombëtare dhe trajneri shpreson se ata do të jenë të gatshëm për të dënuar Çekinë.

Cikalleshi dhe Uzuani, megjithatë, të dy janë në kërkim të golit të parë personal në këto kualifikuese. Sulmuesi kavajas e pati rastin për të realizuar në takimin ndaj Ishujve Faroe, por gaboi 11 metërsh në minutën e 32.

Përsa i përketë Çekisë, trajneri Jaroslav Silhavy pritet të bëjë një ndryshim, në dallim nga ndeshja e parë me Shqipërinë, e barazuar 1-1 në Pragë pak kohë më parë.

Çekia pritet të nisë me Jiri Pavlenka në portë. Në mbrojtje do të rreshtohen Ladislav Krejci, Jakub Brabec dhe Tomas Holes.

Në mesfushë, Lukas Provod dhe Vladimir Cufal do e nisin nga krahët. Kapiteni Tomas Soucek do të jetë në qendër. Alex Kral nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj të enjteje, për shkak dëmtimi. Vendin e tij pritet ta marrë Michal Sadilek.

Treshja e sulmit pritet të jetë Tomas Cvancara, Jan Kuchta dhe Vaclav Cerny. Me këtë të fundit që ishte autori i golit në ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë.

Latest articles

Related articles