Blinken: SHBA mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit terrorist të Hamasit


SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka folur me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen ditën e djeshme për të kujtuar mbështetjen për Izraelin dhe mbrojtjen kundër sulmit terrorist të Hamasit.

Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe theksoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, raporton CNN.

Pengët përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se dyshohet që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.

Blinken ka biseduar gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna, ku përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit.

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku ditën e dielë shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e derimëtanishme, mësohet se numri i viktimave ka kaluar 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Latest articles

Related articles