“224 efektivë të përfshirë në skemën e kanabisit”! Lita: Si u bënë FRESSH-istët policë

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania tha se zyrtarët e policisë të arrestuar së fundmi janë persona të rekrutuar nga forumet rinore socialiste.

Lita tha se ata që kapen nuk janë gjë tjetër veçse persona që dikur kanë qenë pjesë e forumeve rinore e tani përdoren nga shefat e tyre për statistika.

“Në 2017 ka një raport të shërbimit informativ të drejtuar presidentit të Republikës, ministrit dhe ministrit të brendshëm ku i thotë me emër e mbiemër 224 oficerë policie të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve të kanabisit, me emër dhe mbiemër. Pra ishin të gjithë të listuar.

Kush janë? Këta që janë arrestuar 132 janë freshistët. Se ne harrojmë që gjatë kohës së Lleshajt e të tjerëve rekrutoheshin nga 500 të forumeve eurosocialiste dhe i fusnin në polici. Po të shikosh moshën mesatare të atyre që janë arrestuar vitet e fundit janë të vegjël. Nuk janë peshkaqenët e vjetër, se ata dinë të ruhen. Janë këta që bëjnë gabime dhe u duhen statistikave të shefave që i arrestojnë”,-tha Lavdrim Lita

Latest articles

Related articles