Ministri Balla do ti ndërrojë emrin FNSH. Gazetari zbulon strukturën

spot_img
Advertisements

Vetëm pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli për krijimin e një forcë të re policore, atë të Sigurisë Kombëtare.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN TV se krijimi i kësaj force do të japë impakt të madh sa i përket rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë dhe se do ta godasë ‘familjarizimin’ në qytetet e vogla.

Duke vijuar më tej, Bregu tha se FNSH-të do të shkrihen dhe kjo forcë e re do të jetë e lëvizshme, aty do ku të jetë e nevojshme.

“Do kohën e vet për t’u realizuar. Të shpresojmë që të kryhet dhe të kryhet mirë. Nëse bëhet do të kemi forcë që do i shërbejë vendit. FNSH-të do të shkrihen në këtë forcë kryesore dhe do shërbejnë në ato problematika që dalin në rrethe të ndryshme të vendit.

Ne kemi disa rrethe të vogla në Shqipëri, komisariatet përbëhen nga policë vendas. Ne i njohim problematikat shqiptare. Duke ndenjur për një kohë të gjatë në qytet ke lidhjet e tua të gjakut dhe të krushqisë. Këtë forcë e zhvendos kur të duash dhe e dërgon në qytete sidomos në periudhën e turizmit.

Është forcë lëvizëse siç është tani FNSH që shërben maksimumi për ndonjë protestë, apo ngjarje të tensionuar. Me mënyrën e re, duke ndryshuar dhe praktika dhe ligji ata do vihen direkt në funksion të një gjëje dhe patrullimit të qarkullimit rrugor. Kur hyjmë në sezon dhe duhet të shtojmë forca në pikat kyçe, që të mos kemi problematika kjo forcë merr atributet për të shkuar në çdo komisariat dhe jo shtesë siç bëjmë vit pas viti. Kjo strukturë riorganizon dhe fut një forcë të re. Sa më shumë forca të tilla të kemi, aq më elitare do jetë policia.

Vjen një forcë e re, nëse krijohet shpejt do të na ndihmonte në patrullimin dhe mënyrën e funksionimit.

FNSH-të, kemi shumë, 5-6 shërbejnë shumë pak. Funksioni i tyre për momentin kanë rënë. Tani s’kemi pasur as protesta. FNSH nuk ka dalë nga garnizoni. Është e mirëtrajnuar, ka stërvitje të mira, një pjesë e tyre. Me funksionin që kanë, kjo shkrihet dhe vjen në një mënyrë më ndryshe.

Do kemi shkrirje të FNSH.

Sapo ka filluar të shkrihet ligji, besoj do të ketë një moshë të caktuar, duhet të jenë të gjithë të rinj se do të jenë aktiv në ndërhyrje.

Ku ka një problematikë, një qarkullim të dendur në Kukës dhe nuk e përmban dot komisariati janë këto forca, FNSH nuk ndërhyn dot, i shkrin dhe çon këtë forcë, nisur tek rendi, qarkullimi rrugor etj.

Elbasani ka një numër të lartë vjedhjesh, duke qenë se do jetë forcë e madhe e çon në shërbimin e komisariatin vendas. Thirret grupi me kërkesë të Drejtorisë Vendore. Do jetë një ndër Forcat që i duhet vendiT, i organizuar në këtë lloj formE.

Kjo është në vullnetiN e Ministrisë së Brendshme. Kurdo të dalë do jetë produktive.

Krijimi i kësaj force do të japë impakt të madh sa i përket rendit dhe sigurisë publike, do ta godasë ‘familjarizimin”.

Latest articles

Related articles