Gjithë këto krime paska bërë deputeti Ahmetaj dhe Rama s’di gjë fare ?

SPAK merr sërish të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetajn në lidhje me privatizim e ish-fabrikës së Bukës, tashmë kompleksi ‘Emerald’ tek rruga 5 Maji në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.

Arben Ahmetaj është marrë si i pandehur për diss vepra penale si ‘pastrim parash’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit, Lirim Fezollari.

Lirim Fezollari pronar i qendrës tregtare ‘Emerald Center’ dhe i qendrës së argëtimit ‘L’attitude’. Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë. Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.

Arben Ahmetaj është sot në arrati. Është deputet i PS dhe ka privilegje si deputet madje edhe pasaportë diplomatike.

Ai ka vjedhur shtetin përmes skemës së Inceneratorëve dhe shumë krime të tjera. Njeriu që hynte pa trokitur te zyra e Edi Ramës paska bërë gjithë këto krime dhe shefi i madh s’di asgjë fare. Jallah!

Latest articles

Related articles