Biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina, është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Ai është thirrur nga Byroja Kombëtare e Hetimit për të dhënë deklarime.
Nga informacionet paraprake, ende nuk është konfirmuar çështja për të cilën po pyetet Lul Morina.
Por kujtojmë se në shtator të 2022-shit, biznesmenit iu sekuestrua një pallat 9-katësh në zonën e Farkës nga Qeveria, pasi rezultonte si ndërtesë pa leje.
Kërkesa e Morinës për legalizimin e ndërtesës që dy kate i ka nën tokë, ishte refuzuar, por kjo nuk e pengoi biznesmenin të ndërtojë një pallat pa leje.
Lul Morina është denoncuar edhe më parë nga mediat për ndërtim pa leje. Për të është raportuar disa vite më parë se kishte ndërtuar pa leje në Dhërmi, nën neglizhencën totale të autoriteteve shtetërore.