nga Ermal Xhelilaj
Aktet terroristo-barbare të organizatës famëkeqe terroriste Hamas kundër popullisisë civile dhe njerezve tê pafajshëm në Izrael mund të konsiderohet si një riaktivizim tejet i rrezikshêm i një konflikti etnik me sfond historik qê mund tê rezultoj me pasoja fatale për rajonin e lindjes sê mesme si dhe për sistemin ndêrkombëtar.
Ajo çfarë e bën më shumë të rrezikshëm këtë sulm tê mirëfilltë terrorist, i cili tregoi sërish barabarizmin, ekstemizmin dhe agresivitetin e organizatës terroriste Hamas me anë të vrasjeve, torturimit, pengmarrjes, përdhunimit dhe keqtrajtimit të kufomave të izraelitêve të pafajshëm, është organizimi dhe sofistikimi i akteve terroriste si dhe koha në të cilên po ndodh.
Ky lloj organizimi dhe teknologjia e sulmit terrorist tregon se nê prapaskenë të terroristêve të Hamas ndodhen shtete si Irani, i cili e ka mbështetur me inteligjencê, llogjistikë, armatim, raketa dhe financa organizatën Hamas. Autoritetet iraniane madje nuk e fshehën simpatinë dhe supportin e tyre gjatë sulmit terrorist kur nê mediat ndêrkombêtare dolên pamjet makabre të vrasjeve të familjeve të tëra, femrave e dhe fëmijve izraelitë. Në parlamentin e Iranit madje pati entuziazêm e festime për sulmin terrorist.
Nga ana tjetër, regjimi i Kremilini, i cili ka pritur e përcjell ngrohtêsisht në mënyrë vëllazërore delegacionet e njëpasnjëshme Palestineze të Hamas-it, nuk mund të mos jetë përfshirë në këtë masakër e genocid të popullsisë Izraelite të kryer nga terroristët palestinezë. Si një aleate e devotshme e Iranit dhe Palestinës në arenën globale, besohet qe jo vetëm ka pasur dijeni për sulmin terrorist por mund ta ketë mbeshtetur financiarisht dhe me logjistikë ushtarake.
Ky aktivitet terrorist i vinë shumë për shtat Rusisë në këtë periudhë krize ushtarake e ekonomike për të, e cila po përpiqet të shmang vëmendjen nga pushtimi ilegjitim e barbar i Ukrainês si dhe të minimizojë mbêshtetjen ushtarake të SHBA pêr Ukrainën duke hapur një front tjetër konflikti e krize njëkohesisht për BE, SHBA e NATO.
Duke qenë se për shkak të prezencës së NATO në Kosovë, tentativa e Kremlinit me anë të kukullês së tij serbe Vuçiç, të destabilizonte Kosovën dështoi, një krizë në lindjen e mesme tashmë po e ndihmon.
Objektivi kryesor i aksit destabilizues Rusi-Iran, por edhe I Kinês, nuk është thjesht inicimi dhe suporti i sulmeve terroriste në Palestinë e nê mbarë globin për territore. Pas këtyre akteve terroriste, si dhe pas mbajtjes gjallë të konflikteve ushtarake të përgjakshme, si dhe pushtimeve e status -quo në Ukrainë, Armeni, Gjeorgji, Mondavi, Mali, Sudan, Siri etj, misioni bazë Ruso-Iranian êshtë dobësimi politik, ekonomik e ushtarak i SHBA. BE e NATO, duke neutralizuar rendin botëror të pas viteve 90, dhe ndryshuar sistemin ndêrkombêtar në bipolar apo dhe ndoshta në njê rend të ri boteror me tre aktorë themelor.