Çfarë janë takimet e Bashës në shtëpitë e shqiptarëve?

spot_img
Advertisements

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po jep mesazhe të veçanta nga turi i tij politik nëpër vend. Ai po pi kafe, raki dhe ndan muhabete me familje të thjeshta, të zakonshme dhe plot halle. Prekja me dorë e varfërisë, pamundësisë për të nxjerrë fundin e muajit dhe vetmia që ka kapluar fshatra dhe qytete janë një dimension tjetër politik.

Kjo nismë mund të duket “gju më gju” me popullin dhe ashtu është në fakt gju më gju me hallet e tyre. Populli e ka thënë më herët, hallin ndoshta sma zgjidh, por të paktën ma qan.

Lulzim Basha sot për sot ska asgjë në dorë. Pushtetin e ka Edi Rama prej 10 vitesh. 95% e bashkive kontrollohen nga Partia Socialiste. Dhe prapë hallet janë kapicë.

Lulzim Basha duket se po i shikon në sy qytetarët dhe po iu thotë planin që ka për të ndryshuar vendin përmes Partisë Demokratike dhe opozitës.

Për të qenë të vërtetë 100 % kjo që po bën Lulzim Basha quhet mikrotargetim në qytete e fshatra për të lidhur telat me qytetarët përmes shtyllave që i ka vendosur Partia Demokratike (koordinatori). E ka bërë edhe më herët, por të kufizuar në Elbasan, kur mori rezultat të shkëlqyer si drejtues politik.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë, ai po e lëviz politikën e tij nga qendra në periferi; teksa Edi Rama po bën të kundërtën, po tkurr me qëllim shërbimet (mjekësore, arsimore, teknologjike, etj) në periferi që ti sjellë njerëzit në qendër të blejnë apartamente mbi 1 mijë euro m2 në 400 gropat që ka hapur në Tiranë bashkë me oligarkët e ndërtimit.

Latest articles

Related articles