Rusia ka paditur kreun e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase GUR, gjeneralin Kirill Budanov (37 vjeç) dhe e ka futur në listën e personave më të kërkuar.
Kyiv Post raportoi se Budanov u akuzua në mungesë për vepra terroriste lidhur me më shumë se 100 sulme me dronë në territorin rus dhe gadishullin e Krimesë, të cilin Kievi e konsideron territor ukrainas të aneksuar nga Rusia.
Andriy Yusov, zëdhënësi i GUR, i tha kësaj gazete se bëhej fjalë për “një lloj krize identiteti në Gestapon ruse”.
- Jam i bindur se Kirilo Budanov nuk i kushton aspak rëndësi keqkuptimeve të tilla propagandistike – tha Jusov.
Kyiv Post raporton se Budanov është një ish-komando që shpejt u ngjit në krye të inteligjencës ushtarake ukrainase dhe u bë gjeneral në moshën 35-vjeçare.
Sipas raportimeve, gjenerali Budanov deri më tani ka qenë objektiv i të paktën dhjetë atentateve ruse ndaj tij, në njërën prej të cilave, gjatë një shpërthimi makine, ai u plagos rëndë.
Thuhet se përveç Budanovit, për terrorizëm për shkak të sulmit me dron akuzohen edhe komandantët e Forcave Ajrore të Ukrainës, Marinës dhe Brigadës 383 të Aviacionit Pa pilot.