LITA: Pse Gazment Bardhi mori në mbrojtje familjen Berisha


Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të komentuar situatën e krijuar së fundmi mes demokratëve, ku duket se grupimi i Bardhit me atë të Berishës janë bashkuar.

Sipas gazetarit Lita, Gazment Bardhi tashmë po mbron sërish Sali Berishën të cilin pak kohë më parë po e quante vrasës, sipas tij kjo ndodh pasi Bardhi është futur në politik nga Berisha, ndaj edhe fillon të sulmojë çdo lëvizje të re.

“Z. Bardhi reagoi pas një deklarate të kryetarit të PD Basha në parlament për Aleancën e Kullave që i referohej pazarit të Ramës, Veliajt dhe një biznesmeni të lidhur me Shkëlzen Berishën për kullën 64 kate në Tiranë. Nuk reagoi Berisha, por Gazment Bardhi, duke u bërë lështu avokat i interesave të familjes Berisha.

Zoti Bardhi e ka kapërcyer ylberin. Ai e ka quajtur Sali Berishën si vrasës e përgjegjës për Gërdecin; ka akuzuar Flamur Nokën për vila e apartamente e sot ulet në krah të tyre e mbledh firmat e tyre e bën politikë.

Ai është produkt i Sali Berishës, e ka sjellë Berisha dhe familja Berisha, në PD dhe ata që merren me politikë e dinë që të gjithë. Por çështja është te investimi madhor që bëhet për të penguar ndryshimin. Sa del një lëvizje e re këta fillojnë “ta vrasin në djep”, sepse kanë frikë për statusin e tyre. Oligarkët në këtë vend shqetësohen nëse këtu ndodh ndryshimi”,-tha gazetari

Latest articles

Related articles