Deputeti Agron Gjekmarkaj pas mbështetjes që po i jep kreut të Rithemelimit, Sali Berisha duke marrë pjesë në mbledhjet që organizohen nga ky i fundit dhe Gazment Bardhi dhe kësaj radhe ka ditur ta dredh bukur.
I ftuar në ‘Zonën e Lirë’ kur Gjekmarkaj, u pyet nga moderatori i këtij programi, Arian Çani se cila B të tërheq më shumë (Lulzim Basha, Gazment Bardhin dhe Sali Berisha) deputeti u përgjigj:
I kam mbështetur kur ata ishin të tre bashkë dhe kur Partia Demokratike ka qënë e bashkuar, tani që Partia Demokratike është e ndarë, unë më shumë se me këdo tjetër jam me vete.’


