Basha nga Pogradeci: Shqipëria ka plot matrapazë e politikanë që shkelin mbi të. Ajo që i mungon është një alternativë e përgjegjshme

Pas Linit, kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal në Pogradec ku u foli qytetarëve për alternativën për të cilën po punon Partia Demokratike.

Sipas Bashës ajo që i mungon vendit sot është një alternativë e përgjegjshme, që e çliron potencialin e jashtëzakonshëm të vendit dhe që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit.

“Një ditë e bukur sot mes qytetarëve të Pogradecit, pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet me të cilat ata ndeshen përditë.

Per ne, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është pa kompromis, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vëndi sot. Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë me pasuritë e saj, siç ka dhe politikanë që shkelin mbi interesin e njerëzve për hallet e tyre personale.

Ajo që i mungon vendit sot është një alternativë e përgjegjshme, që e çliron potencialin e jashtëzakonshëm të vendit dhe që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit.

Për këtë po punojmë, për këtë është angazhuar dhe do ta bejë realitet Partia Demokratike”

Latest articles

Related articles