SPAK hetim korrupsionit në Universitetin Bujqësor

spot_img
Advertisements

SPAK ka hapur një dosje korrupsioni për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Burimet thonë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndaluar në Rinas rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku. Ky i fundit është ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin. Burimet bëjnë të ditur për se rektori Bardhi është shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.

Ndërkohë, agjentët e BKH kanë bllokuar edhe celularët e tre dekanëve dhe shefit të Financës të Universitetit Bujqësor.

Ditë më parë, BKH ka sekuestruar celularë edhe në ministrinë e Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku, si dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Sekuestrimet e celularëve janë bërë në dyshimet për korrupsion

Latest articles

Related articles