Pas heshtjes për kullën 64 kate, Berisha interesohet për çmimet e apartamenteve në Tiranë

spot_img
Advertisements

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra lidhur me çmimet e apartamenteve në kryeqytet.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të tretat më të lartat në Europë.

Sipoas tij, shkaku janë taksat e larta mbi ndërtimin e gjobat ndaj biznesit që ai pretendon se i ka vënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha ende nuk ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me faktin se i biri jeton me qira tek biznesmeni që po ndërton kullën 64 kate. Familja Berisha e njeh mirë Ilir Shtufin dhe biznesin e ndërtimit në Tiranë, siç tregoi median kroate për 3 apartamente të tyre.

Latest articles

Related articles