Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u nderua me titullin “Kalorës i Meritës” nga presidenti i Italisë. Titulli i lartë iu dorëzua Agaçit nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, në një ceremoni të zhvilluar pranë Ambasadës italiane në Tiranë. Vetë Agaçi, shprehu në gjuhën italiane, domethënien dhe rëndësinë që ka për të ky titull. Titulli sipas tij, është shenjë “përkatësie”, në frymën e pastër të urdhrave kalorësiakë nga të cilët vetë “Urdhri i Meritës” ka zanafillën e vet.


