Sherri në Tiranë. Përfshihet edhe efektivi problematik që qëllon me armë (emri)

spot_img
Advertisements

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Në sherrin që dyshohet se lindi për motive të dobëta është përfshirë edhe punonjësi i forcave “Shqiponja”, Adrian Meta.

Gjatë debatit, efektivi Adrian Meta ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Mësohet se ky punonjës policie në muajin gusht ka bërë aksident në Sarandë me motorin e policisë bashkë me një kolegun e tij në gjendje të dehur dhe jashtë orarit të punës.

Latest articles

Related articles