Kërcënimi me jetë i prokurorëve – KLP mbledh kreun e SPAK, Ballën dhe drejtorin e Policisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga SPAK.

Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij. Kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë.

Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi.

Takimi vjen një ditë pasi Doloresa Musabelliu u mor familjarisht nën ruajtje nga SPAK. Fokusi i takimit do të jetë rishikimi i masave të ruajtjes së prokurorëve në Shqipëri

Latest articles

Related articles