Sulmi kamikaz në Turqi, reagon Begaj: Akte të tilla terroriste janë qasje e një bote të vjetëruar

spot_img
Advertisements

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin terrorist në Turqi. Begaj në reagimin e tij shprehet se akte të tilla janë qasje e një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet e vlerat e botës moderne.

Presidenti Begaj shprehu solidaritetin me poppullin dhe qeverinë Turke.

Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.

Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave,  të cilat sjellin shqetësim dhe kaos  për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.

Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.

Latest articles

Related articles