Një sherr ka ndodhur në spitalin “Nënë Terez në Tiranë. Dy persona kanë goditur me grushta dy të tjerë për motive të dobëta. Si pasojë, ata kanë rënë në prangat e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: Dy 34-vjeçar, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte dy shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.