Ministrja me universitetin më të dobët në botë, i ulet tek shkallët si adoleshente

spot_img
Advertisements

Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve në Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Mirëpo ministrja Manastirliu nuk e vret mendjen fare. Ajo ndjek programin e qeverisë Rama për problemet: bën foto si adoleshente.

Lajmëroni ministren se SPAK ka shkuar edhe tek Universiteti Bujqësor. Të shkojë edhe atje për foto.

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:

-Universiteti Bujqesor i 605

-Universiteti Durrësit i 606

-Universiteti i Politeknik i 658

-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës fabrika më e madhe e Diplomave Universitare në Shqipëri është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Rënie në renditje nuk kanë pësuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas renditen më sipër.

Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete.

Latest articles

Related articles