Tentuan të mashtronin për 70 mijë € biznesmenin, 4 në pranga (emrat)

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për mashtrim. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasit Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj dhe Mikel Panxhi, akuzohen se tentuan që t’i merrnin 70 mijë euro një biznesmeni, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit Xhensil Qefa, 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe Florian Gjergji., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.

Latest articles

Related articles