Putin, Vuçiç dhe gënjeshtra – ANALIZA

Nga Muhamedin Kullashi, prof. në Francë


Shkrimtari rus Michail Chichkine në librin « Paqja ose lufta.Refleksione mbi « botën ruse », i përkthyer së voni në gjuhen franceze, e citon këtë thënie të Putinit : « Gënjeshtra është një mjet i ndikimit ; unë i kundërvihem botës së sunduar nga SHBA-ja duke u gënjyer drejt në sy » . Putini, si kuadër i regjimit komunist sovjetik, gjatë viteve, ka ushtruar praktika politike në të cilat teknikat e gënjeshtrave kanë specifikat e tyre por qëllim i këtyre është i njëjt : ai don ta bind opinionin evroperëndimor për « vërtetësinë » e pikëpamjeve të tij.Në fjalimet e tij ai e realizon përmbysjen e perceptimit të ngjarjeve konkrete, duke i emërtuar këto me fjalë e terma që e ndryshojn domethnien e tyre. Kësodore Putini e pat « shpjeguar » agresionin mbi Ukraninë si luftë « çlirimtare » kundër një « pushteti nazist » . Në fakt, ky ridefinim i ralitetit synon të rënoj kriteret logjike me të cilat e bëjm dallimin midis një krimi dhe një aksioni çlirimtar.


Isabelle Mandraud, specialiste e Rusisë së sotme, thekson në të përditshmen « Le Monde » se disa muaj pas agresionit ushtarak mbi Ukraninën u hetua një ngritje e interesimit për romanin e Orwellit « 1984 » i cili « përshkruan një botë totalitare në të cilën përzihen elementet e nazismit dhe stalinizmit ». Ndërkaq, Vera Grantseva, ish-profesore në Universitetin e Shën Petersburgut shkruan se « sistemi rus i gënjimit permanent ka fituar një forcë aq të madhe sa ai përshkon të gjitha nivelet e pushtetit, deri te niveli më i ulët ». Ajo mer një shembull konkret të këtij lloj të gënjimi : « Kur rusët anëkohen për gjendjen e keqe të rrugëve të tyre – problem ky i shpesht- funksionarët publikojn foto me vrima në asfalt që janë të riparuara me Fotoshop ! ».
Hannah Arend në librin e saj mbi totalitarizmin theksonte: : « Në një sistem totalitar, praktika e gënjeshtrës dallohet ; ajo nuk gënjen vetëm për faktet, por shfaq një përbuzje absolute për të gjitha faktet. »
Nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët

Ngjashëm, Vuçici, si nxënës i Putinit, sot orvatet ta paraqesë aksionin e policisë së Kosovës kundër veprimeve terroriste të policisë serbe si krim i cili nuk mund të arsyetohet. Gënjeshtra e Vuçiqit synon ta mistifikoj « realitetin » e perceptimit të situatës me të cilën u ballafaquam së voni në veri të Kosovës.
Në anën tjetër zëdhënsi i BE-së në Kosovë si dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve deklaruan qartazi se « nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët ». Këto deklarata janë të rëndësishme, ngase e pengojn përmbysjen e realitetit dhe mistifikimin e ngjarjes në veri të Kosovës ; ky qëndrim mban në vete kriterin me të cilin bëhet dallimi midis krimit dhe mohimit të krimit.
Ndërkaq presidenti i Sërbisë Vucic shpalli tre ditë zie për vrasjen e terroristëve serb. Vuciqi, zaten, përvetësoi një pjesë të konsiderueshme të skemave ideologjike të Milosevicit : dihet se ky përdori temën e « pakicës serbe të rrezikuar » si arsyetim për agresionet ushtarake kundër Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës. Dihet se Hitleri e pat përdorë këtë skemë të pakicës gjermane në Ceki për agresionin ushtarak ndaj Cekisë, ngjarje kjo që shënoi hapjen e Luftës së dytë botërore.

Latest articles

Related articles