Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur 2 mujor në gjithë Shqipërinë për të “mjekuar” plagët e hapura nga përçarja 2 vjeçare në “luftën” civile të PD.
Plagët për metaforë janë të gjithë gënjeshtrat, mashtrimet dhe trillimet e Sali Berishës, ish lider i PD, I cili e ka Unin me të madh se dashuria dhe respekti për demokratët.
Sali Berisha ka helmuar puset e arsyet me gënjeshtra të pabesueshme për një mendje të shëndoshë. Ai ka përçarë PD horizontalisht dhe vertikalisht duke marrë me vete të gjithë përfituesit e PD (Ish ministra, ish drejtorët, ish kryetarët e komunave dhe bashkive); ndërsa në PD kanë mbetur njerëzit që kanë sakrifikuar për PD, ish të përndjekurit, pronarët dhe demokratët me 700 halle. Ndarja është definitive.
Lulzim Basha po kalon 24 orë në qytet me strukturat dhe qytetarët për tju thënë se ka kuptuar gjithçka nga ajo çfarë ka ndodhur dhe ka një plan për ta nxjerrë anijen e PD në breg.
Shtrëngimit e duarve, bisedat off records, kafe dhe drekat me demokratë janë një qasje e re që Lulzim Basha ka nisur prej disa kohësh. Ai ka hequr kostumin dhe po shkrihet me njerëzit, me hallet e tyre dhe po mban shënim.
Është terapi grupi kur ndan gjërat me njerëzit. Do apo sdo merr dhe jep në biseda. Dhe kjo i ka munguar PD lidhja e telave me njerëzit. PS e ka shtrirë këtë infrastrukturë prej 70 vitesh me instruktorë partie deri tek patronazhistët që kanë një njohje të problemeve të njerëzve.
Entuziazmi që po gjenerohet në pak kohë jep shpresë për rindërtimin e opozitës me kampionë elektoralë që kanë lidhur telat me qytetarët. PD është alternativa më e qartë politike sepse ka vokacion kombëtar dhe jep zgjidhje tërësore të problemeve që kanë qytetarët.