“Flamurtari” i Vlorës është skuadra që ka fituar Kupën e Federatës në basketboll për femra për sezonin 2023-2024. Ndeshja finale përballë “Partizanit” u fitua me rezultatin 72-70 nga vajzat vlonjate, të cilat siguruan kështu trofeun e parë sezonal.
Në finalen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, vajzat e Elona Hasanaj mundën “Partizanin”. Vlonjatet e nisën mirë takimin kur arritën të mbyllnin setin e parë me rezultatin 20-13, për të vijuar në setet e tjera. Ishte “Partizani” që reagoi mjaft mirë, duke triumfuar 15-16 dhe 10-23. Por vlonjatet arritën të siguronin trofeun në setin e katërt dhe të fundit, duke arritur të kishin një diferencë të paktën prej 9 pikësh, 27-18 dhe në total, “Flamurtari” e mbylli ndeshjen dy pikë përpara skuadrës nga kryeqyteti.
Basketbollistja e “Flamurtarit” Trinity Vasquez e vlonjateve bëri diferencën duke shënuar plot 20 pikë, teksa Asia Lanae 16 pikë. Te “Partizani” ishte Samra Omerbasic që shënoi 16 pikë, ndërsa Ornela Lalaj 14 pikë.