Gazetari Elton Qyno në një lidhje Skype u shpreh se përderisa nuk ka një akt, një provë apo një certifikatë vdekjeje që nuk vërteton vdekjen e Vis Martinajt, nuk mund të cilësohet si një person të vdekur.
Ai tha se sigurisht që Vis Martinaj hetohet nga SPAK për trafikim lëndësh narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.
Qyno: Përderisa nuk ka një akt, një provë apo një certifikatë vdekjeje që nuk vërteton vdekjen e Vis Martinajt, nuk mund të cilësohet si një person të vdekur. Në këto kushte kur vdekje e tij është e paqartë, Dumani e cilësoi si një person që ekziston dhe jeton, duke bërë që të gjitha akuzat të qëndrojnë.
Sigurisht që Vis Martinaj hetohet nga SPAK për trafikim lëndësh narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës dhe për këtë rast pritet një lëvizje tjetër për ngritje akuzash të dyta dhe të treta.
Rastin e “Tigrit” e kam publikuar më herët. Në “Sky” është një bisedë e Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës dhe aty flitet për caktimin e një prokurori në Shkodër që ata doni për t’i ndihmuar në masat e dënimeve dhe pushimet e dosjeve për vrasje. Bahri i përmend një personazh si Tigri për të biseduar me të për këtë çështje. Nuk përcaktohen se cili është ai Tigri, edhe pse njihet vetëm një Tigër.


