Ukraina, Presidenti Zelensky emëron Shevchenkon si këshilltar të tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të jashtëm. Vendimi u bë i ditur me dekret presidencial, i cili u shfaq të martën në mbrëmje në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në karrierën e tij, Andrij Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan, klubi me të cilin fitoi Champions League në vitin 2003, në finalen tërësisht italiane kundër Juventus-it.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021 Shevchenko ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli “Hero i Ukrainës”.

Në dekretin presidencial Shevchenko u emërua nga Zelensky si këshilltar i jashtëm.

Në maj 2022, kampioni i futbollit u bë ambasador i platformës së mbledhjes së fondeve për Ukrainën “UNITED24”.

Latest articles

Related articles