Këngëtarja amerikane, Cherilyn Sarkisian, e njohur me emrin e artit si Cher do të përballet me akuza të rënda në Gjykatë, pasi është ngritur një padi.
Tashmë dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.
Mediat vendase kanë publikuar dokumente gjyqësore për këtë çështje.
Natën e 30 Nëntorit, nusja e djalit të këngëtares, pohoi në gjykatë se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.