Konsensus për Reformën Zgjedhore, shtyhet me 6 muaj afati i komisionit! Alibeaj bashkëkryetar

Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan dje për të shtyrë edhe me 6 muaj mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i bashkëdrejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Enkeled Alibeaj.

Të dy kanë bashkëfirmosur një kërkesë ku kërkojnë më shumë kohë për të ndryshuar ligjin elektoral, ndërkohë që mbledhja e fundit publike e këtij komisioni është zhvilluar dhjetorin e vitit të shkuar. Por pavarësisht se për të vijuar punën e këtij komisioni bipartizan, palët janë dakord, ajo që i ndau dhe shkaktoi debate në seancë ishte kërkesa e Gazment Bardhit për të miratuar dhe ndryshimet në përbërjen e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision.

Gazment Bardhi kërkoi në Kuvend që të miratohet vendimi për ringritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bardhi kërkoi që sot të kryhet votimi për ndryshimin e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Latest articles

Related articles